Projekte të përbashkta Siçili-Tiranë
Meta pret krye bashkiakun Orlando: Projekte të përbashkta Siçili-Tiranë.
Siçilia dhe Tirana zyrtare do të bashkëpunojnë në projekte ekonomike, turistike dhe kulturore. Kjo dakordësi u arrit në takimin që kryetari i Kuvendit Ilir Meta pati me kreun e Bashkisë së Palermos Leoluca Orlando i cili vizitoi për herë të parë vendin tonë.
Kryetari i Kuvendit u shpreh se ekziston një lidhje e fortë historike miqësie mes dy popujve tanë, e cila përforcohet edhe përmes prezencës së fshatrave arbëreshe në Siçili, lidhje e cila duhet materializuar në projekte konkrete bashkëpunimi e investimi për të ardhmen.
Nga ana e tij, kryebashkiaku Orlando vuri në dukje se shqiptarët kanë një domethënie të veçantë për popullin siçilian falë lidhjeve historike.
Në përfundim të takimit kreu i Bashkisë së Palermos ftoi kryeparlamentarin Meta të vizitojë Siçilinë së shpejti, ftesë e cila u mirëprit me kënaqësi.
Gjithashtu, zyra e shtypit e Kuvendit njofton se gjatë së premtes Meta priti në një takim edhe presidentin e Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe. Tadateru Konoe. të cilin e falënderoi për kontributin e jashtëzakonshëm të Kryqit të Kuq në Shqipëri në vite.
Meta vuri në dukje se Kuvendi inkurajon rolin aktiv të organizatës në mbështetje të çështjeve humanitare që kërkojnë vëmendje në Shqipëri e në rajon.
-
Sicilian taste and very rich flavours
-
The Western Sicilian port system authority at European Maritime Space Forum in Bruxelles
-
Collected 5000 Euro to build aid center in Peru
-
The photo contest in Castelbuono at the 20th edition
-
Sport per 150 ragazzi rifugiati
-
Turismo congressuale in Sicilia in forte aumento. 700% in un anno
-
Un fotografo Australiano a Palermo
-
Mayor meets a group of representatives from Malta
-
La magia della cultura giapponese a Palermo
-
“Tasting Africa” introducing African-Italian beauty



Devi effettuare l'accesso per postare un commento.